Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj debat ndryshe me të rinjtë: Të korruptuarit thonë Shqipëria nuk bëhet

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj debat ndryshe me të rinjtë: Të korruptuarit

Kandidati i PD për qarkun e Tiranës, Agron Shehaj debatoi me studentët e universitetit Marin Marleti në një format ndryshe të njohur si “Më bind që jam gabim” (Prove me Wrong).

Formati i debatit vendosi përballë studentëve kandidatin Agron Shehaj në pyetjen; A bëhet Shqipëria? Shehaj mbrojti besimin se Shqipëria bëhet ndërsa studentët sfiduan në debat kandidatin e PD.

Disa prej studentëve ngritën çështjen e punësimit si dhe meritokracisë.

“Po mbaroj shkollën dhe e kam të vështirë të gjej punë. Rrogat janë të ulëta. Ndaj e gjejmë veten për të jetuar jashtë dhe jo në Shqipëri”, tha një prej studenteve.

Një tjetër i ri ngriti çështjen e shitblerjes së votës dhe korrupsionit që fatkeqësisht mbetet shumë i përhapur.  Për të treguar se janë të thyer shpirtërisht si të rinj,  dhe se nuk e shohin si zgjidhje as rrugën e protestës, një prej studenteve, pjesmarrëse në protestat e para një viti tregoi me shembull konkret se shokët dhe shoqet e saj kërcënoheshin çdo ditë me faktin se prindërtit do ti largonin nga puna nëse ata do të vijonin të protestonin.

Shehaj tha se kjo sakrificë duhet marrë mbi supe dhe se gjithkush prej nesh duhet të sakrifikojë diçka nga vetja për të siguar baza më të forta të demokracisë e për të mose vënë në rrezik edhe të drejtën e protestës.

“Kur themi janë të gjithë hajdutë, të gjithë shqiptarët janë hajdutë?! Apo politikanët shqiptarë janë hajdutë ?! Nesë politikanët janë hajdutë por shqiptarët nuk janë, mjafton të marrim shqiptarët e ndershëm ti vëmë në pushtet dhe ja e bëmë Shqipërinë. Ndryshimi nga hiçi nuk vjen por do kurajo dhe sakrifica. Ky është një rrugëtim i gjatë që duhet bërë pak nga pak. Nëse ne presim që të shkojmë të votojmë dhe mund të zhgënjehemi nga një parti politike, nuk votojnë më dhe thonë se kemi zgjedhur rrugën e gabuar. Por unë jam i bindur se Shqipëria bëhet dhe për ta bërë Shqipërinë duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mendoj se shqiptarët ia dalin, në mënyrë individuale shqiptarët shkëlqejnë jo vetëm jashtë por edhe në Shqipëri, ndaj duhet të mësojmë të punojmë së bashku dhe të kemi besim tek njëri tjetri, të kemi besim se Shqipëria bëhet dhe duhet të kemi besim tek shqiptarët në radhë të parë”, tha Shehaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll