Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Agron Shehaj akuzon për garë të pabarabartë: Vetëm Lulzim Basha e ka listën e votuesve të PD, nuk i është dhënë asnjë kandidati tjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka akuzuar se zgjedhjet në PD janë të pandershme, pasi listën e votuesve e ka vetëm Lulzim Basha, ndërkohë që asnjë nga kandidatët e tjerë nuk e ka marrë.

Ai tha se edhe afatet e vendosura për fushatë janë për të ndikuar mbi garën, ndërsa shtoi se nuk ka kundërshtuar pasi e dinte se kërkesat e tij nuk do të merreshin parasysh.

“Unë jam futur në garë për të fituar, dhe nëse humbas zgjedhjet do vazhdoj të jem deputet i PD dhe nuk do marrë asnjë post në parti.

Ka shumë probleme në zgjedhjet në PD. Listën e anëtarëve e ka vetëm një nga kandidatët, Lulzim Basha. Asnjë tjetër nuk e ka listën e votuesve. Afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën. Por kur nuk mund t ëarrish asnjë rezultat nga kërkesat, është e kotë që t’i bësh nëse nuk ke asnjë shpresë se do të pranohen”, tha Shehaj në Syri Tv.






Më shumë

spot_img
spot_img