Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

“Agron Neza është Kutia e Pandorës”, Klodiana Lala: McGonigal vizitoi zyrën e Ramës i pashoqëruar nga përfaqësues të ambasadës

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ish-agjentin e McGonigal në zyrën e tij kur ai ishte në detyre.

Sipas Lalës ai ka shkuar në zyrën e Ramës vetëm dhe i pashoqëruar nga përfaqësues të ambasadës amerikane në vend.

Ndër të tjera Lala tha se ish-agjenti i SHIK, Agron Neza është një person kyç në këtë çështje, duke e cilësuar atë si “Kutia e Pandorës” pasi ky i fundit ka qenë dëshmitar i takimeve mes Ramës dhe McGonigal.

“Ky është një ndër skandalet që ka nevojë për një hetim shterues. Rama ka pritur McGonigal në zyrën e tij kur ishte në detyrë. Ne e dimë që çdo zyrtar amerikan kur viziton duhet të jetë i shoqëruar nga përfaqësuese të ambasadës, gjë që nuk ka ndodhur.

Kjo histori po bën bujë në SHBA pasi ka të bëjë më interesat ruse. Deripaska është një oligark shumë i afërt me Putin. Unë mendoj se Deripaska nuk na intereson por na intereson përfshirja e zyrtarëve shqiptarë. Ditët e fundit ka patur një tentativë për ta relativizuar këtë çështje. Media duhet ta trajtojë këtë çështje me interes të madh pasi ngre dyshime të mëdha se si funksionon vendi ynë. Roli i personit A në dosjen hetimore, Agron Neza ka një rol vendimtar në këtë histori. Mendoj se ai është Kutia e Pandorës në lidhje me këtë histori. Ai ka rrëfyer dhe është në rolin e dëshmitarit.

Është edhe roli i Dorian Duçkës që duhet sqaruar. Nuk mund të pranohet të ketë një heshtje kaq të gjatë të kryeministrit lidhur me këtë çështje. Thuhet që të dhënat e nisura për hetimin e PD-së kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Nëse nga qeveria ka patur një ndërhyrje për të përçarë opozitën është një akt i rëndë. Të gjitha këto arsye e bëjnë çështjen shumë shqetësuese. Drejtësia ka çdo mundësi të nisë një hetim”, tha ajo.

Më shumë