Hapësire reklamuese

Showbiz

Agron Llakaj shpërthen në lot në emision, prezantohen për herë të parë prindërit e tij, supriza prekëse për ditëlindje: Na ndau Covid, por koka jote është te zemra ime... (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga emisioni

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj është përlotur nga një suprizë e bukur që i kanë bërë prindërit dhe stafi në emisionin e tij “Fake off”, me rastin e ditëlindjes.

 Për herë të parë prindërit e tij janë shfaqur në ekran në këtë ditëlindje të Llakajt dhe e kanë uruar atë përmes një videomesazhi me fjalë zemre. Teksa dëgjonte urimin e 2 prindërve të Dritës dhe Nevruzit, Llakaj nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Uroj djalin tim Agronin ta gëzoj ditëlindjen edhe 100. Dhe të ketë suksese në punënë e tij”, u shpreh babai i tij Nevruzi.

Nëna e tij me fjalë zemre i ka bërë një urim prekës, ku mes të tjerash i  thotë se edhe pse përkohësisht të ndarë prej Covid, Lllakaj i është gjendur gjithmonë pranë.

“I dashur Agron. Sot është data 24 prill dhe të uroj me gjithë shpirt ta gëzosh ditëlindjen xhan i nënës, edhe 100. Të kesh shëndet dashuri suksese në punë dhe në të gjithë familjen tënde sepse unë jam shumë e lumtur që jam nëna jote dhe të kam gjithmonë pranë pavarësisht se na ndau Covidi. Ti më je gjendur gjithmonë pranë edhe se na ndau Covidi, të puth fort nëna jote megjithëse nuk lejohet nga Covidi. Por koka jote është te zemra ime, shpirt i nënës tënde të uroj me gjithë shpirt jetë dhe shëndet...”, thotë nëna e tij Drita nder te tjera.

Ndiqni videon e plote:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll