Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të trishtë. Paraditen e kësaj të marte është ndarë nga jeta motra e tij, e cila ishte infektuar me Covid-19, dhe fatkeqësisht e ka humbur betejën për jetën.
“Sa vuajte moj shpirt, sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the ‘jam mire por kam ftohte’, shkruan ndër të tjera Llakaj.
“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…, kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte”!
Ah pse s’mu ankove njehere moj zemer, ah!!! Ike moter, ike…, jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt! Me fal por s’munda! Qofsh e Zotit, e parajses sic vet zemren kishe”, është mesazhi prekës që aktori shkruan për motrën e tij.