Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Agron Gjekmarkaj: Berisha s’mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal! Drama më e madhe për mbështetësit e tij do jetë 12 Dhjetori

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Agron Gjekmarkaj është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të vendoset sërish në krye të PD-së me anë të Kuvendit të 11 Dhjetorit, të cilin e ka konsideruar illegal.

Ai tha se 12 Dhjetori do të jetë dramë e madhe për mbështetësit demokratë, pasi Berisha nuk do të mund të arrijë të marrë sërish Partinë demokratike, teksa shtoi se ish-kryeministri ka 2 mundësi: Të krijojë një parti të re, ose t’i thërrasë arsyes dhe të bashkohet me aksionin e përbashkët opozitar.

“Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11, do të jetë data 12. Berisha e di shumë mirë që nuk mund ta marrë PD me anë të një Kuvendi illegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç legalitetit. Ai ka 2 mundësi, të shkojë drejt një partie tjetër, që shpresoj që jo, pasi demokratët duhet të jenë të bashkuar, ose t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të shkojnë drejt aksionit të përbashkët opozitar”, tha Gjekmarkaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img