Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Agron Gjekmarkaj: Berisha nuk është model i luftës antikorrupsion, ministrat kanë përfituar prej tij. Sot janë fshehur si lepuj e s’thonë një fjalë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Gjekmarkaj, kandidat fitues i PD në zgjedhjet e 25 prillit, thotë se në mendimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha nuk është modeli i luftës antikorrupsion. Sipas Gjekmarkaj, ministrat dhe persona që kanë bashkëpunuar me të në qeveri, kanë përfituar.

“Nuk është në mendimin tim Sali Berisha modeli i luftës antikorrupsion. Nëse ka pas anëtar që kanë përfituar nga ai, ministra e të tjerë po. Që sot fshihen si lepuj dhe nuk thonë një fjalë”, tha ai në Neës 24.

Agron Gjekmarkaj shprehet se Sali Berisha është politikani më pro amerikan në hapësirën shqiptare.

“Sot, më rezulton që Sali Berisha është një lider pro amerikan. Lideri më pro amerikan në hapësirën shqiptare. Unë pranova ftesën e Lulzim Bashës se PD është një parti pro amerikane. Unë vijë nga një familje që janë pushkatuar dhe pro amerikanizmin e kemi pasur.

Sali Berisha i priu një revolucioni demokratik, për liri për të drejta. Ka qenë miku i presidentëve amerikan. Është pritur nga presidenti Bush me topa. Ka pritur këtu Bushin e ri. Ka futur Shqipërinë në NATO. Ka marrë vlerësime nga Blinken për luftën kundër korrupsionit.

Nuk është në mendimin tim Sali Berisha modeli i luftës antikorrupsion. Nëse ka pas anëtar që kanë përfituar nga ai, ministra e të tjerë po. Që sot fshihen si lepuj dhe nuk thonë një fjalë. Ne kemi shuëm nevojë për transparencë. Ky është një rast kurajoje dhe ai dje e tregoi se ëhstë një lider”, u shpreh ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img