Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Agron Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen nga drejtimi i PD, nëse “non grata” rizgjidhet kryetar, unë do të largohem

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Agron Gjekamarkaj ka thënë se mbledhja e sotme e grupit parlamentar ka vlera historike, pasi do merren vendime të pazakonta për partinë.

Ai u shpreh në mbledhjen e sotme se kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohen nga drejtimi i partisë.

Gjekmarkaj ka paralajmëruar se nëse Berisha rizgjidhet kryetar, ai nuk do të jetë më pjesë e grupit dhe as anëtar i kësaj partie.

Fjala e Gjekmarkajt në mbledhjen e grupit:

I nderuar Zoti Kryetar ! Të nderuar kolegë,

Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti ! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!

Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverine , tju sherbeja demokratve , të argetohesha me retorike e stilistikë politike ! Por jo u perfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo beteje duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë.

Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja.Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”.Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe , unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia.Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe!

Në keto muaj kanë ndodhur ngjarje  shume por personalisht kete debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem per PD po edhe per Shqiperine. Nuk kam patur ndonje pengese per te folur e thene cfare mendoj e per kete ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj per cfare keni bërë keto 9 vite per PD qe mua nuk me mjafton, qe ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton.

Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirnjohje per mbeshtetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur keto dite . Nga koleget u fotografova me koleget ne parlament. U bera target. Une skam asnje mandat negocimi e as po bej te tille, une skam pretendime per lider, zevendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni por target beni mua.Agron Gjekmarkaj ku sheh ne sy , nuk me keni rival në asgje. Nuk kam asnje ambicje apo pretendim.

Nje deputet i thjesht i cili vihet ne dizpozicion per ti sherbyer  kesaj opozite. Z Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Pergjeqesi kemi të gjithe , unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri , ju duhet ta prisni nyjjen gordiane. Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes. Nje komision i perbashket me personalitete mes nesh dhe foltores te ngrihet per ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! SB mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barren e refuzimit ! PD eshte ketu prej SB dhe prej jush ndaj ajo dyhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve.

Edhe nese SB nuk e pranon kete ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes SB dhe LB une zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemerimin dhe perbuzjen e njerzve! Ajo duhet lexuar me pergjegjshmeri. Njerzit kanë nevoje per nje mit negativ per te justifikuar zemerimin e tyre. Kundershtaret tuaj ja kane dale t’ ju shnderrojne ju ne një mit të tillë. Ndja kjo pengese duhet hequr. Kjo pengese konsideroheni ju.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img