Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Geca, një mjek hasjan në postin e Prefektit të ri të Kukësit

Shkruar nga Newsbomb
Agron Geca, një mjek hasjan në postin e Prefektit të ri të

Mjeku i njohur hasjan Agron Geca është Prefekti i ri i Qarkut të Kukësit. Atij i është besuar kjo detyrë një javë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se Prefekti Granit Gjana ishte marrë në cilësinë e personit të pandehur për veprën penale "Shkelje e barazisë në tendera".

Prezantimi i Gecës është bërë këtë të martë, 12 Dhjetor në ambientet e Prefekturës së Kukësit, ku të pranishëm kanë qenë të tre kryetarët e bashkive të qarkut, ai i Hasit, Tropojës dhe Kukësit, shkruan newsbomb.al.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë dhe deputeti i qarkut Pandeli Majko dhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. "Unë uroj shumë dhe kjo është konsideratë personale, që shërbimin dhe humanizmin e doktorit tashmë ta shohim në komplet nivelin e qarkut", u shpreh zv/ministri.

Ndërkohë, deputeti Paneli Majko tha se mjeku Agron Geca "ka një vlerësim tepër të veçantë në të treja bashkitë përbërëse të Prefekturës së Kukësit. Ka dhe një cilësi tjetër, ai është hasjan. Një hasjan i vlerësuar, që jam i bindur se do bëjë atë që duhet dhe si duhet."

Vetë mjeku Agron Geca falenderoi të pranishmit dhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se i kishte dhënë besimin për të drejtuar Prefekturën. "Në bashkëpunim me ju do të bëjëm më të mirën për bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë", tha ai.

Agron Geca vjen nga një karrierë e gjatë dhe e spikatur si mjek radiolog dhe për kontributin e tij për banorët e zonave ku ka shërbyer, mban dhe titullin "Qytetar Nderi" i Rrethit të Tropojës, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese