Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Agron Duka tregon detaje nga marrëveshja e orëve të fundit, Bylykbashi zbulon domethënien e emrit të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

061cb79e7ef937335fbc139940b46358

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar detaje lidhur me marrëveshjen e orëve të fundit në PD, mes Bashës dhe aleatëve.

Sa i takon logove, Duka tha se krahas emrit të PD-së, do të jenë dhe logot e partive të vogla.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi shpjegoi në “Open” se cila është domethënia e emrit të koalicionit të madh opozitar.

Duka: Është emri i koaliconit dhe në kllapa janë siglat e partive, 10-12 sa janë. Në fillim u mendua që të jetë vetëm logo e PD-së dhe më pas u vendos që të jenë logot e partive të tjera, të gjithë. Nuk është e vështirë kjo.

Bylykbashi: Ky është një detaj teknik, sigurisht ka atë rëndësinë e vetën.

Vasili: Cili është kuptimi i emrit të koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim.

Bylykbashi: Për të bërë fare qartë identitetin e koolicionit dhe për t’i dhënë të kuptojnë votuesve që PD e udhëheq këtë koalicion dhe aleatët janë pjesë e këtij ndryshimi të madh. Aleanca politike e opozitës së bashkuar. Përtej teknikaliteteve, të gjithë kanë rënë dakord që të jetë i qartë identiteti i këtij koalicioni.

Vasili: Ishte taktikë e PD kjo që t’i linte deri në pikën e fundit aleatët në dyert e PD-së, që o me ne ose vetëm…

Bylykbashi: Ju e keni parasysh që zakonisht në Shqipëri marrëveshjet ngelin për në ditën e fundit.

Më shumë

spot_img
spot_img