Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Agron Duka: PD të analizojë gabimet, ndryshe e ardhmja do jetë e errët! Të bëhen zgjedhje për lidershipin e ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Partia Demokratike, duhet të analizojë gabimet që nuk e nxorën fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Duka tha se “e ardhmja do të jetë e errët” nëse PD, si udhëheqëse e partive opozitare, nuk e bën një analizë të tillë.

I pyetur në emisionin “Top Talk” për lëvizjen që duhet të bëjë kryedemokrati Lulzim Basha, Duka tha se PD duhet të organizojë zgjedhje për lidershipin e ri.

“Kush s’ka prodhuar vota, unë? Unë kam bërë 4781 vota, janë të mjaftueshme. Jam sipër Palokës me vota, Oerd Bylykbashit…jam i treti në listë. Gjithsej kemi marrë 10 mijë e ca vota në tre qarqe. Te lista e Durrësit, kryetari i PD, Xhaferri ka 6 mijë e ca. Unë them se PD që është ajo që udhëheq opozitën, duhet të shikojë dhe të analizojë gabimet e veta. Nëse nuk i analizon gabimet e veta, e ardhmja është e errët. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhje të lira në Partinë Demokratike. Për mendimin tim, marr guximin ta them, duhet të bashkohen të gjithë demokratët, duke filluar nga më i vjetri deri te më i riu. Të bashkohen dhe të zgjedhin lidershipin e ri të PD, që mund të jetë dhe Basha, nëse rifiton prap. Kështu me artifica, unë kam frikë se i shtojmë jetën maxhorancës”, deklaroi Agron Duka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img