Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Agron Duka: Rama po projekton një grua për Presidente që “shitet” si e djathtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i  PartisëAgrare Ambientaliste,Agron Duka, foli këtë mbrëmje për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai u shpreh në një intervistë në “News24” se ka dyshime që kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur emrin se kush do të jetë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. 

albsig

spring

Sipas tij ka shumë gjasa që Rama po projekton një presidente femër, që ‘shitet’ si e djathtë.

“Besoj se Rama e ka emrin, sipas meje, por duke qenë se ka shumë pushtet, ju e keni vënë re se ka disa figura aty që nuk kanë pushtet. Ai nuk i trembet një revolte. Dikush mund të ketë kontribute, ai bën ministre një person që nuk di nga vjen. Ata nuk dinë gjë, por e di vetëm zotniu. Kam përshtypje se po projekton një femër.

Do mundohet që të peshkojë, femër apo mashkull që publikisht shitet si i djathtë, dhe do thotë; ja e gjeta vetë një figurë të djathtë. Nëse arrihet një emërim i tillë, pavarësisht se mund të jetë publikisht me imazh të djathtë, do të bëhet shtojcë e pushtetit të Ramës, dhe kjo do të sjellë grumbullim të pushtetit në një dorë. Zoti Mediu, dhe ne kemi menduar që mos t’i djegim këto etapa. Ndoshta e ka të fiksuar emrin për presidentin e ardhshëm, por ne nëse nuk arrijmë një produkt final, kemi një argument para publikut dhe themi; ky është Rama.

Nëse djegim raundet, do arrijmë të kemi një president të emëruar. kam parë se nga zoti Shehi nuk ka një dëshirë të tillë për të kandidatura, duke kërkuar 20 firma të sforcuara. Edhe nëse nuk e voton maxhoranca, duhet të kishte një përkrahje nga opozita. Nëse kandidati vjen i propozuar nga e gjithë opozita bëhet më imponues.”, tha Duka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img