Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje, kur ka interes të bën mik dhe kur s’ka interes të bën armik

Publikuar tek: politike, më 21:09 30-09-2020 Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje, kur ka interes të bën mik dhe kur s’ka interes të bën armik Kreu i PAA Agron Duka

Kreu i PAA Agron Duka thotë se kryeministri Rama si politikan nuk do t’ia dijë për rregulla loje.

I ftuar në emisionin “Arena”, Duka tha se Rama kur ka interes të bën mik, ndërsa kur nuk ka të bën armik.

“Rama është politikan dhe nuk do t’ia dijë për rregulla loje. Kur ka interes të bën mik dhe kur nuk ka interes të bën armik. Në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, e bekuar nga ndërkombëtarët, mendova se produkti do të ishte ai që u firmos. U habita me atë që bëri. Bravo i qoftë se mendon për partinë e vet politike.

U mblodh dhe u takua me ndërkombëtarët dhe tha do të bëhet kështu, pastaj të bëjë sofizma që nuk ishte kështu. Kjo krijon mosbesim te votuesit që thonë “va fan culo”, nuk merrem më me këtë punë.

Pse ky njeri nuk mendon një moment jashtë interesave të veta dhe të mendojë për interesat e kombit. Tani jemi në një situatë të çuditshme. Ndërkombëtarët thanë se po shkelet marrëveshja. Po them, inshalla po i drejtohet arsyes dhe të kthehet pas”, u shpreh Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet procesi i përzgjedhjes së EMRAVE për deputetë në Shkodër, kalojnë 37 nga 39 kandidatë
Ish-anëtarja e kryesisë së PD sulmon Bashën: Po bën çfarë të dojë me Kryesinë, mos e pranoni këtë tallje! (Replikat me ish-deputetetn e PD) »
Article Logic
Execution time: 0.010822057723999
array(1) { ["section"]=> string(117) "agron-duka-rama-nuk-do-t-ia-dije-per-rregulla-loje-kur-ka-interes-te-ben-mik-dhe-kur-s-ka-interes-te-ben-armik-222267" }