Tirana
few clouds
9 ° C
9 °
9 °
93 %
2.6kmh
20 %
Mër
15 °
Enj
16 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
20 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Agron Duka përshëndet qendrimin e Matthew Palmer pas bisedës me liderët politikë: SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, mesazhi është i qartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PAA, Agron Duka ka përshëndetur qendrimin e zv.ndihmës-sekretarit të shtetit z. Palmer, që pas bisedimeve me krerë të shtetit dhe politikës, kërkon standarte të larta zgjedhore, besueshmëri të proçesit dhe rezultatit zgjedhor.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Duka thotë se mesazhi i SHBA është i qartë dhe inkurajues, “ata duan zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sipas Dukës, ky qendrim i diplomatit Palmer i jep opozitës garanci për mosprekjen e proçesit nga elementë të korruptuar dhe inkriminuar.

Shënimi i plotë i Agron Dukës

“SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Si Kryetar i PAA dhe pjesë të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” në zgjedhjet e 25 Prillit, vlerësojmë qëndrimin e zv.ndihmës-sekretarit të shtetit z. Palmer, që pas bisedimeve me krerë të shtetit dhe politikës, kërkon standarte të larta zgjedhore, besueshmëri të proçesit dhe rezultatit zgjedhor.

Amerikanët janë të qartë dhe mesazhi i tyre është bindës dhe inkurajues, për të pasur përfaqësim dinjitoz dhe të pastër.

Është me rëndësi reforma në drejtësi dhe opozita ka dhënë mbështetjen e saj.

Alternativa e opozitës është ndëshkimi i korrupsionit dhe ribërja e institucioneve.

Ne përshëndesim këtë qëndrim që na jep garanci, për mosprekjen e proçesit nga elementë të korruptuar dhe inkriminuar, duke i bërë në standartet demokratike siç aleatët tanë kërkojnë.

Shqipëria më 25 Prill, do të japë dëshmi se është një partner i denjë për mikun tonë strategjik SHBA.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img