Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Duka i përgjigjet deklaratës së Ramës: LSI nuk i ka bërë dëm këtij vendi, por i ka bërë mirë

Shkruar nga Newsbomb
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Agron Duka i është përgjigjur kryeministrit Rama për deklaratën e tij se bashkë me PD-në kishin bërë plan ta çonin LSI-në për skrap.

Duka shprehet se kjo deklaratë i është dukur e paesë, duke shtuar se për mendimin e tij LSI nuk i ka bërë asnjë dëm Shqipërisë, por i ka bërë mirë.

“Kjo më duket e pabesë, pa burrëri dhe diabolike, sepse me LSI ai ka qeverisur. Për hir të pushtetit të tij dhe forcës së vet qeverisëse, ai sakrifikoi dhe e quajti normale që me LSI, për të cilën nuk lë gjë pa thënë dhe që do ta shpërbëjë, e quante si diçka pozitive sepse qeverisën katër vite bashkë. Madje unë mendoj që nga 8 vite qeverisëse, ai 4 vjeçari i parë ka qenë më pozitiv se ky i dyti. Ky i dyti me timonin dhe tepsinë vetëm, shkoi në regres, sepse duke pasur edhe një forcë tjetër siç qe LSI, apo kushdo qoftë, ka njëfarë opozite brenda vetes dhe nuk mund të krijohet ky lloj menaxhimi që i ka dhënë vetes Rama. Ai bën çfarë do, emëron ministra, emëron njerëz, shpeshherë pa marrë mendime dhe opinione qoftë edhe të partisë së vet. Nuk ka barë vaki në PS kjo. LSI nuk i ka bërë asnjë dëm këtij vendi, përkundrazi i ka bërë mirë për mendimin tim”, tha Duka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu