Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Agresori nuk ia arriti qëllimit”, Rama për sulmin kibernetik: S’ka rrjedhje të dhënash, Shqipëria ka rezistuar më së miri

Shkruar nga Newsbomb
“Agresori nuk ia arriti qëllimit”, Rama për sulmin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik që bllokoi dje sistemin TIMS.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sistemet e pikave kufitare janë vënë në punë mëngjesin e sotëm. Kreu i qeverisë shkruan se përtej ndjesisë së rëndë, agresori nuk ka arritur të zhdukë asnjë rrjedhje të dhënash.

Ndër të tjera ai thotë “Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!” shkruan Rama.

Rikthehet sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit, normalizohet situata në disa pika kufitare

Irani sulmon sistemin TIMS të Policisë, Edi Rama: Po punojmë me aleatët, agresorët janë të njëjtët

“Shqipëria po vuan përkrahjen e MEK”, mesazhi i hakerave iranianë që rrëzuan sistemin TIMS dhe Policinë e Shtetit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll