Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

“Agresori mund të jetë njeri i shërbimeve të huaja”, Bamir Topi dënon sulmin fizik të Berishës: Akt i shëmtuar, duhet hetim i hollësishëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti Bamir Topi, dënoi sulmin e 31-vjeçarit ndaj Sali Berishës, duke thënë se ishte një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Ai është shprehur në një intervistë për “News24” se në lidhje me ngjarjen, duhet një hetim i hollësishëm nga institucionet përkatëse.

“E rëndë dhe e shëmtuar akti ndaj Berishës. Fatmirësisht mbet=i aty sepse në një situatë të tillë një i ri fizikisht i fortë mund të kalonte shumë keq situata. Por la një shije shumë të hidhur. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë pavarësisht asaj që thuhet rreth personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në këtë shoqëri janë çoroditur e tjetërsuar.

E dënoj këtë akt dhune dhe në rastin specifik edhe më shumë, sepse bëhet fjalë për një politikan karriere, një ish president, ish kryeministër, personalitet publik, që përtej karrierës ka edhe vite mbi supe. jemi mësuar të themi t’ja lëmë në dorë organeve ta hetojnë, por duhet një hetim i hollësishëm.

Duket si precedent i rrezikshëm, kemi kaluar situata nga më të çuditshmet, si në vitet ’90, ‘97-‘98, goditje ekstreme si vrasja e Azem Hajdarit, por një situatë e tillë që ndodh për herë të parë është një kambanë alarmi.Edhe njerëzit që e rrethonin e truprojat ishin të pavëmendshëm sepse ishte një marshim paqeje”, u shpreh Topi.

Ndër të tjera politikani u shpreh se agresori mund të jetë edhe një njeri i shërbimeve të huaja, pasi sipas tij, Tirana përbën një terren të përshtatshëm për shërbimet e huaja jo partnere.

“Një variant është ai që qarkullon, një variant thotë që është një njeri i futur. Është një njeri që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe njeri i shërbimeve. E kam thënë dhe herë tjetër, nuk ka terren më të përshtatshëm se sa Tirana për shërbimet e huaja, jo partnere. Në këtë terren kaq liberal mos u habisni. Në momentin kur zhvillohet një samit kaq i rëndësishëm, dhe nga ana tjetër dhunohet lideri historik i Partisë Demokratike, kjo kërkon një skaner të fortë hetimi”, tha Bamir Topi.

Më shumë


spot_img









spot_img