Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Agravohet gjendja në Ballsh, naftëtarët mbyllin derën me zinxhir, fikin telefonat dhe s’pranojnë mjekim: Do flijohemi këtu për fëmijët tanë

spot_img

Lajme të ngjashëm

66c9abc3e8673ccd430557f637873a0a

Naftëtarët e Ballshit të cilët prej 11 ditësh ndodhen në grevë urie për shkak të mos marrjes së pagave të prapambetura kanë vendosur të përshkallëzojnë veprimet e tyre, duke parë indiferencën e shtetit.

Sot, përfaqësuesi i tyre Sokol Dautaj ka mbyllur me zinxhir derën e godinës ku ata janë ngujuar dhe nuk lejojnë as shërbim shëndetësor dhe as mediat. Sipas tij, të gjithë naftëtarët do fikin telefonat dhe do të dalin nga greva vetëm me barrela.

“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të rënduar. Këtu nuk ka shoë. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikim telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyer. Vetëm me barrela do dalim që këtu”, ka thënë Dautaj.
Ndërkohë, një grevist tjetër është shprehur se do të vetëflijohen për hir të fëmijëve. “Zotohemi e betohemi përpara flamurit. Do të flijoheni këtu. Per hir të fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img