Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

AGK-gazetarëve kosovarë: “Fol mos u tut”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a37f468cad1e93133c07073153c38378

“Mbeten të rrezikuar. Kërcënohen e sulmohen për shkak të hulumtimit dhe raportimit për abuzimin me paranë publike, krimin, korrupsionin e dhunën. Fyhen e nuk respektohen për shkak të informimit të qytetarëve mbi atë se çfarë ndodhë me të vërtetë në vend. Me telefonata kërcënues, pengesa e sulme fizike në terren, përballën shpesh. Janë gazetarët, ata të cilët e vënë jetën në rrezik për të raportuar të vërtetën, e që shumë herë po iu cenohet liria e shprehjes.”

Këto janë disa nga shkaqet që sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e rendisin këtë vend në pozicionin 100 në raportin e “Freedom House”, për lirinë e medias.

Duke u rreshtuar krah fjalës së lirë, gazetarët në Kosovë shënuan sot “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit”, transmeton KosovaPress. Vetëm për këtë fillim vit, në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve. E gjatë vitit të kaluar janë shënuar 24 të tilla.

 “Fol, mos u tut” ishte motoja që shënoi aktivitetin e sotëm të gazetarëve në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke përsëritur rastet e sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve për gjatë një viti në Kosovë, shënoi këtë ditë duke treguar se të bërit gazetari në Kosovë është mjaft e vështirë. Kryetari i AGK-së, Zekirja Shabani foli për gjendjen e rëndë financiare me të cilën përballën mediat në vend dhe presionin e grupeve të caktuara të interesit, nga politika dhe biznesi.

Lexo edhe:

Unioni i Gazetarëve: Mediat nuk respektojnë kontratat, gazetarët deri në 6 muaj pa paga

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img