Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Agjërim të lehtë e të pranuar”, Ilir Meta uron besimtarët për muajin e bekuar të Ramazanit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e tij” shkruan ai ndë të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë i Metës:

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,

Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë! NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT! 🇦🇱

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img