Hapësire reklamuese

Aktualitet

Agjentët shqiptarë në Marok, pritet ekstradimi i vrasësit të Ardian Nikulaj

Shkruar nga Newsbomb
Agjentët shqiptarë në Marok, pritet ekstradimi i vrasësit

Një grup agjentësh shqiptarë të Drejtorisë së Interpol Tiranës janë nisur drejt Marokut, ku pritet të dakordësojnë me autoritetet vendase ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva. Ky i fundit akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin e njohur lezhjan Ardian Nikulaj.

Mësohet se ekstradimi do të ndodhë brenda këtij viti, pasditen e 31 Dhjetorit do të jetë në Tiranë.

News24 mëson se një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.

Pak ditë më parë, edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se Maroku kishte dhënë dakordësinë për ekstradimin e vrasësit të dyshuar.

"Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri", shkroi Balla.

Ruben Saraiva u arrestua në muajin Maj në Marok, pak kohë pas vrasjes në Lezhë. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia, kanë organizuar vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe tre bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka një vajzë të mitur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese