Hapësire reklamuese

Politikë

Agjentët e DEA-s amerikane në Shqipëri, Meta: Duhet ta kishin qendrën këtu, me kaq shumë trafiqe qarkullojnë

Shkruar nga Newsbomb
Agjentët e DEA-s amerikane në Shqipëri, Meta: Duhet ta kishin

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në lidhje me prezencën e agjentëve specialë të DEA në Shqipëri, gjatë një konference me gazetarët.

Meta ka ironizuar duke thënë se DEA amerikane duhet të kishte qendrën e saj në Shqipëri, nëse do t’i referohemi trafikut të madh që qarkullon në vendin tonë.

Kreu i PL u shpreh se qeveria nuk e ka prioritet luftën ndaj drogës, duke iu referuar një shprehje të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili gjatë një deklarate disa ditë më parë tha se “nuk ka zhvillim pa krim”.

“Sipas gjithë të dhënave ndërkombëtare i bie që DEA qendrën ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon, dhe kjo nuk është një ekzagjerim. Si një vend që ka rëndësi gjeostrategjike e bën të preferuar nga të gjithë llojet e trafikantëve. Lufta kundër drogës nuk është një prioritet për këtë qeveri, dhe kjo qeveri e ka bërë të qartë përmes ministrit të Brendshëm se “nuk ka zhvillim pa krim”. Për ne, nuk ka zhvillim pa arsim”, deklaroi Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu