Hapësire reklamuese

Politikë

Agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK-ut zbarkojnë te zyra e Ilir Metës

Shkruar nga Newsbomb
Agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK-ut zbarkojnë te

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kanë kryer këtë të martë kontrolle në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

Burime për Report.tv bëjnë me dije se agjentët kanë “zbarkuar” paraditen e sotme në zyrën e Metës.

Më 8 nëntor, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u paraqit në ambientet e SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje çështjen e njohur si afera “CEZ-DIA”.

Jashtë ambienteve të Prokurorisë, ish-kreu i shtetit tha për mediat se kjo është një telenovelë dhe se është një çështje e cila është gjykuar dy herë.

“Kjo është çështje që është gjykuar dy herë në të kaluar, edhe në Arbitrazh edhe të tjera. Kjo është një çështje që diktohet nga Edi Rama, për të spostuar vëmendjen te thashetheme të 14-15 viteve më parë. Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është detyra e tij t’i hetojë.

Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë transparent për çdo akt dhe vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën. Unë jam këtu në respekt të ligjit, së pari, së dyti po ua them asnjë akt, asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë, nuk më shqetëson fare. Unë jam këtu përballë shqiptarëve për të gjitha aktet e mia, dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do shfokusojë Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë.

Absolutisht, mos kishin asnjë dyshim. Do përballemi me ju, me drejtësinë dhe për çdo të vërtetë. Për kallëzimet e mia nuk kam marrë asnjë informacion”, tha Meta, jashtë ambienteve të SPAK më 8 nëntor.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo fundit ia u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona.  Më pas, në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, u bë edhe ndërprerja e kontratës që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq. Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen. I vetmi i dënuar ishte Kastriot Ismailaj, pronari i Kompanisë DIA.  Ish-administratori i DIA-s u vërtetua fajtor për akuzat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”.

Teksa kërkoi lirinë, ai paraqiti 132 prova të reja, për të cilat  argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë. Megjithatë sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Pavarësisht kërkesave të tij të njëpasnjëshme për liri, ai u doli nga burgu në shtator të këtij viti, pas 9 vitesh burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese