Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Agjent i dyfishtë”, policia arreston ish-punonjësin e Inteligjencës, zbuloi informacione që rrezikojnë sigurinë e vendit

Shkruar nga Newsbomb
“Agjent i dyfishtë”, policia arreston ish-punonjësin e

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-punonjës të Agjencisë së Inteligjencës. Dyshohet se shtetasi me iniciale M.K., ka zbuluar informacione që kanë rrezikuar sigurinë e vendit.

Përmes një deklarate për shtyp, Prokuroria e Prishtinës ka bërë me dije se ai dyshohet për keqpërdorim të postit apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informacioneve zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet e tjera të paautorizuara.

Komunikata e plotë:

Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara

Prishtinë, 21 tetor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll