Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Agjencitë amerikane të zbulimit: Peniani nuk ka gjasa të heqë dorë nga programi bërthamor

spot_img

Lajme të ngjashëm

cba5cad61ed89afc28e804a7da0a9c55

Në një vlerësim që hedh dyshime rreth synimit të presidentit Donald Trump për një Kore Veriu pa armë bërthamore, agjencitë amerikane të zbulimit njoftuan të martën Kongresin se Peniani nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga porgrami bërthamor.

Në dëshminë përpara komisionit të Senatit për Zbulimin, drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats, vuri në dukje se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shprehur mbështetje për çlirimin e gadishullit nga armët bërthamore dhe nuk ka testuar kohët e fundit raketa me aftësi bërthamore apo nuk ka kryer prova bërthamore.

‘Pavarësisht kësaj vlerësojmë se aktualisht Koreja e Veriut po kërkon të ruajë aftësitë e saj të armëve të shkatërrimit në masë dhe nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga armët bërthamore dhe aftësitë e saj prodhuese, sepse në fund të fundit udhëheqësit e saj i konsiderojnë armët bërthamore si kritike për mbijetesën e regjimit’, tha zoti Coats gjatë një deklaratë përpara komisionit.

 

Më shumë

spot_img