Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit: Përdori gjuhë fyese, e kemi parë dhe me gjarpër nëpër intervista

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka fyer dje punonjësit e medias sepse, sipas saj, po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas vrasjes së 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku.

Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen e krimit ekonomik, e cila përmes një shënimi në rrjetin social Instagram i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.

Sot, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një verifikim për Anisa Kostanin, duke filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ. Ndaj polices së krimit ekonomik në Elbasan ka pasur dhe më herët një hetim.

Referuar informacioneve nga AMP-ja, institucioni që kontrollon Policinë e Shtetit, bëhet me dije se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjarprin e famshëm që e mban në qafë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img