Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Agjencia për median, Rama sfidon organizatat: Nëse më thoni një argument me arsye, unë do ta shkrijë Agjencinë, ju jap fjalën!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar disa organizata të cilat nuk janë dakord për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Ai u ka bërë thirrje 6 organizatave që të zhvillojnë një takim me të dhe me drejtorin e Agjencisë dhe nëse ata gjejnë një argument të arsyeshëm, atëherë do ta shkrijë Agjencisë, teksa për këtë u ka dhënë edhe fjalën.

“Në kohë të tjera do jepja një përgjigje tjetër. A  dini ju se çfarë është Agjencia e Mjedias për Informi, ju të gjashtë organizatat.

Dhe modestish mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni kur ngrini këtë shqetësim. Megjithatë unë jam shumë i gatshëm që të 6 organizatat t’i pres personalisht, bashkë me drejtorin e Agjencisë, të jemi dhe si të doni ju me kamera dhe pa kamër dhe të flasim. Ju të pyesni dhe ne të japim llogari dhe në fund me mendje të hapur të kuptoni se kjo Agjenci është e kundërta e asaj që toni ju. Totalisht e kundërta. Është një mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju. E kuptoni këtë? Për të garantuar që nesë ju hasni ju problem me një institucion dhe pengoheni të merrni një informacion zyrtar, ju ti drejtoheni këtij mekanizmi dhe të thoni po na pengon. Dhe ky vihet në lëvizje për ju. Kjo është një per të tjerat jam i gatshëm kur të doni, ku të doni të vi para jush.

Se keni një keqkuptim aq të madh sa është për të ardhur keq. Mbushni botën me alarme fallse, për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzistojnë. Dhe unë ju jap fjalën nëse ju nga dialogu që do keni do të arrini në përfundimin që kjo Agjenci duhet hequr, unë do ta heq. Ju jap Fjalën. Do e heq por aman pasi të dëgjoni argumentet, dhe ju bini një fakt një shembull, një arsye që bën sens Agjencia do shkrihet, në të kundër ju bëni ca doni, por duhet t’i shkruani që na “falni po ishte alarm falso”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img