Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Agjencia Hapësinore Europiane kërkon astronaut me aftësi të kufizuara, aplikojnë me mijëra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) shpreson të punësojë astronautin e parë me aftësi të kufizuara fizike.

Programi hapësinor me 22 persona mbylli rekrutimet këtë të dielë, ndërsa aplikuan më shumë se 22 mijë persona, tha kreu i ESA Josef Aschbacher.

“Ne do të dëshironim të dërgonim një astronaut me aftësi të kufizuara, çka do të ishte hera e parë,” shtoi austriaku. “Por unë jam gjithashtu i lumtur për ESA sepse tregon se hapësira është për të gjithë, dhe kjo është diçka që unë do të doja të transmetoja,” u shpreh Aschbacher.

ESA dikur kryesonte listën e lëshimit të raketave në hapësirë, por tashmë po konkurrohet fort nga kompanitë private si “Blue Origin” e Jeff Bezos dhe “SpaceX” e Elon Musk.

Themeluesi i Amazon, Bezos shpreson muajin e ardhshëm të bëhet njeriu i parë që shkon në hapësirë ​​me raketën e tij, çka tregon për rolin në rritje që miliarderët e teknologjisë po luajnë në një fushë që dikur ishte e dominuar nga agjencitë publike.

Më shumë

spot_img
spot_img