Hapësire reklamuese

Bota

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit.

Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.

“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis.

Në shumë vende të botës qytetarët konsumojnë insekte, madje ka edhe restorante që shërbejnë vetëm insekte.

Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna, ndërkohë që kanë avantazh pasi rriten dhe riprodhohen më shpejt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll