Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Agjencia Europiane e Barnave “ultimatum” BE: Përdorni të gjitha llojet e vaksinave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e BE duhet të përdorin të gjitha llojet e vaksinës në dispozicion për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka vendosur këtë të enjte që të përdoren të përdoren të 4 llojet e vaksinave, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Ndërsa sipas EMA është ende herët për të përcaktuar se cila nga vaksinat është më efektive.

Disa vende europiane kanë ndaluar përdorimin e vaksinës e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve, të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht po e zhvillojnë fushatën e imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.

Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuhet” se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij të gjitha vaksinat ekzistuese “tashmë kanë shpëtuar miliona jetë”.

EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.

Një nga katër vaksinat e tjera që janë nën shqyrtim nga kjo agjenci është edhe CureVac e Gjermanisë. Në bazë të rezultateve të testimit doli se ajo ishte vetëm 47 për qind efektive.

Kjo shifër është nën pragun 50 për qind të efikasitetit, por Cavaleri tha se “kjo nuk do të thotë që agjencia nuk do të shqyrtojë tërësinë e provave” përpara se të marrë një vendim.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se nuk do të vendosë një prag 50 për qind të efikasitetit për vaksinat e koronavirusit që do të miratohen për përdorim.

Më shumë

spot_img
spot_img