Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Agjencia Europiane e Barnave e bën FAKT: Ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut

Shkruar nga Newsbomb
Agjencia Europiane e Barnave e bën FAKT: Ka lidhje mes vaksinës

Agjiencia Europiane e Barnave konfirmon se ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve me mpiksje gjaku që kanë ndodhur në disa shtete të botës ku është aplikuar kjo vaksinë.

Mediat ndërkombëtare publikojnë një intervistë të një zyrtari të lartë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), i cili ka thënë se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

"Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim," i tha shefi i vaksinave EMA Marco Cavaleri, gazetës italiane Il Messaggero.

Në një intervistë të botuar sot, ai ka thënë se "në orët e ardhshme, ne do të themi se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si kjo ndodh".

Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës - përfshirë Italinë, EMA deklaroi se përfitimet i tejkalojnë rreziqet ndaj vaksina e AstraZeneca duhet të qëndrojë në përdorim.

Sipas EMA-s një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe ata pritet të sigurojnë një vlerësim të azhurnuar këtë javë. "Ne jemi duke u përpjekur të marrim një pasqyrë të saktë të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës," tha Cavaleri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll