Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Afro 59 kg kokainë e kapur në Durrës”, Klodiana Lala jep detaje: Kompania që ka porositur qymyrin, dyshohet shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
“Afro 59 kg kokainë e kapur në Durrës”, Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për sasinë e drogës së kapur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.  Ajo tha mbrmjen e sotme në “Open” se anija që po transportonte qymyr, në të cilën u kapën  afro 59 kilogram kokainë, nuk kishte ndaluar në asnjë port.

Lala tha më tej se kompania që kishte porositur mallin (qymyrin) është një kompani e cila merret me nxjerrjen e kromit dhe  dyshohet që është shqiptare.

Lala: Është një anije që ka qymyr të hapur. Nuk ka patur ndalesa në porte të tjera. Është nisur nga Kolumbia në 26 prill. Droga ishte e ndarë në 23 pako dhe është shoqëruar kapiteni, shtetasi rus. Deri nesërmbrëma mund të përfundojë shkarkimi i qymyrit dhe dyshohet se mund të ketë pako të tjera me kokainë.

Po hetohet kompania që ka porositur mallin, kjo kompani merret me krom dhe dyshohet se është kompani shqiptare. Kjo është herë e parë që kapet drogë në qymyr, kjo lidhet edhe me faktin se nuk kalohet në skaner.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.