Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Afrim Krasniqi kthehet pas në 1991: Zgjedhjet e para pluraliste, me 1.1 mln qytetarë që votuan PPSH; 250 mijë që ikën me anije figuronin votues. Në fletë edhe emri i Dhimitër Anagnostit (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politologu i njohur Afrim Krasniqi është kthyer pas në vitin e largët 1991, në kohën kur në Shqipëri u realizuan zgjedhjet e para pluraliste, të paktën “de facto”.

Ai kujton detaje dhe fakte tepër të rëndësishme dhe të veçanta, që shumë nga brezat e rinj që nuk kanë marrë pjesë në votime asokohe, nuk i dinë.

Atëherë pati një ndryshim rrënjësor të sistemit, një ndryshim aq të madh saqë si subjekte zgjedhore lejoheshin shoqatat, ushtarakët, prokurorët dhe gjyqtarët, madje pa dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Edhe kryetari i KQZ kandidonte bashkë me anëtarët. Në fletën e votimit që ka publikuar dhe në rrjete sociale vetë z.Krasniqi shihet emri i regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti.

“Mbi 1.1 milionë qytetarë votuan pro PPSH në mars 1991, rreth 1.2 milionë votuan një vit më vonë kundër PPSH. Me eksperimente dhe në ekstreme, – kështu e nisëm pluralizmin”, shkruan Krasniqi në postimin e tij.

Shënimi i plotë

Në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para pluraliste. E dini që në ato zgjedhje lejoheshin shoqatat si subjekt zgjedhor? Lejoheshin ushtarakët, gjyqtarët, prokurorët dhe drejtuesit e shërbimit sekret të kandidonin pa dhënë dorëheqje nga posti? E dini që nga KQZ, kryetari dhe 6 anëtarë ishin gjithashtu kandidat në zgjedhje? E dini që votohej në ambasada jashtë dhe dërgimi i rezultatit bëhej me radiogram? E dini që rreth 250 mijë qytetarë u larguan (pamjet dramatike në anije), po ata figuruan zyrtarisht pjesëmarrës në votime dhe madje edhe votues për PPSH-në? E dini që vëzhguesit e huaj u lejuan vetëm javën e fundit dhe se opozita pati vështirësi për të gjetur 250 kandidatë?

Mbi 1.1 milionë qytetarë votuan pro PPSH në mars 1991, rreth 1.2 milionë votuan një vit më vonë kundër PPSH. Me eksperimente dhe në ekstreme, – kështu e nisëm pluralizmin.

163585030 10225439170864124 3259506783273878429 o

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img