Afred Peza: Si ia vodha Doktorit qytetarin dixhital
Shkruar nga Newsbomb
Ndihem i privilegjuar, por edhe i perulur nga barra e pergjegjesise qe anetaresia e Asamblese Kombetare te PS ma ngarkoi pothuajse njezeri kete detyre. Sa i perket atyre qe jane shqetesuar, u them qe te flejne te qete sonte, sepse Doktorin nuk e konkuron dot as une, e asnje njeri tjeter ne kete vend. Megjithate, ju falenderoj qe me dhate edhe nje aresye me shume, per te ma bere edhe me te vecante kete dite. Sepse nuk e kisha menduar kurre, qe pasi u bera vite me pare ne media, deshmitar i nje historie qesharake te alarmit per vjedhjen e te bardhes se kopertines se revistave, tani ne politike, do te jetoja edhe makthin e disa te tjereve, per vjedhjen e "ushtarit dixhital" te Doktorit.