Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Afganët e Shëngjinit gati të ikin në SHBA, një program u mundëson largimin, por shumë prej tyre kanë gjetur komoditet në Shqipëri (RAPORTI)

Lajme të ngjashëm

ST LOUIS – Të paktën 220 refugjatë afganë që kanë mbetur në Shqipëri vitin e fundit mundet të shkojnë shpejt në SHBA.

Në një lëvizje të papritur, zyrtarë të St Louis shkuan të enjten në Shqipëri për të bindur refugjatët të kërkojnë nga zyrtaret e SHBA të vendosen në St Louis ku mund ti bashkohen një komuniteti prej 700 afganësh që gjenden atje.

“Ne jemi këtu tju themi se St Louis ju mirëpret dhe është gati për të ndihmuar për të krijuar një jetë në komunitetin tonë”, thotë Moji Sidiqi që merret me programin e mbështetjes afgane për Institutin ndërkombëtar të St Louis, në një intervistë nga Shëngjini.

Udhëtimi i grupit në Shqipëri, u financua nga donacione private, dhe është pjesë e programit që vendos për bashkimin e afganëve. Programi ka ndihmuar refugjatat me shtëpi dhe grante të vogla sipërmarrjeje, klasa kompjuterike, një gazetë në gjuhën afgane dhe programe për fëmijët.

“Nëse bindim këtë komunitet të vijë në St Louis, do të ketë edhe të tjerë që do të vijnë dhe do të hapet një mundësi” thotë Arindam Kar, një tjetër zyrtar i institutit. Kar është gjithashtu një vullnetar i këtij instituti edhe në procesin e vendosjes së refugjatëve bosnjakë.

Vizita në Shqipëri u bë pas një premtimi të bërë në fund të 2021. Refugjatët afganë në Shqipëri janë mes 370 syresh që u evakuuan nga Kabuli në fund të 2021. Shumë prej tyre ishin me misione humanitare, përkthimi dhe anëtarë të ushtrisë që kishin ndihmuar shba dhe agjencitë e tyre dhe ikën nga vendi para se të binte në duart e talebanëve.

Shqipëria ra dakord që të merrte shumë syresh nëse SHBA do ti rimerrte sërish. Por ndërprerja e fondeve për qendrat e refugjatëve nën administratën Trump i la agjencitë pa staf dhe burime të tjera për të vazhduar me zgjidhjen e krizave në Afganistan e Ukrainë, duke lënë shumë prej refugjatëve pa zgjidhje, thotë Kar.

Departamenti i shtetit lancoi një përpjekje të re muajin e kaluar për të bashkuar familjet afgane të ndara gjatë ikjes nga Kabuli. Julieta Noyes, asistent sekretare për refugatët e emigracionin anoncoi të premten se ajo do të vizitojë kapmet e refugjatëve afganë në Shqipëri dhe Katar.

Ndërkohë që refugjatët nuk arritën të zgjehdin se ku do të dërgoheshin ata mund të kenë kërkesa të vecanta për tu derguar në qytete që kanë të afërmit.

Sidiqi që ka shkuar në SHBA nga Afganistani që kur ishte fëmijë dhe Javad Khazaeli, një jurist emigrimi familja e të cilit është vendosur në ShBA nga Irani janë në Shqipëri për të takuar refugjatët afganë dhe ti dërgojnë ata në St Louis, duke u treguar atyre video të dëshmive nga refugjatë që janë vendosur në këtë shtet.

“St Louis ka një nevojë immediate për të rritur popullatën dhe ne besojmë se duhet të mirëpritet cdo rezident i ri” thotë Jason Hall CEO i St Louis.

Muhammed Hussain Azimi dhe familja e tij hynë në SHBA nga sShqipëria që në korrik sepse Azimi që kishte shërbyer në ushtrinë afgane kishte nevojë për një trajtim për kancerin.

Por vajzat e tij Zarlasht dhe Shamail dhe familjet e tyre kanë mbetur në Shqipëri. Ato përfunduan intervistat me zyrtarët eSHBA këtë jave dhe shpresojnë të shkojnë shpejt në St Louis tregon Zarlasht Latifi 35 vjecare.

Burri i Zarlasht, Ali Rashid Latifi punon 8 orë, gjashtë ditë në javë në një dyqan elektronik në Shqipëri për të mundësuar që djali i tyre Hassan 3 vjec dhe vajza Zahra 1 vjec mirëqenie.

“Nëse do të kem shanc për të ikur, do të iki” thotë Latifi 37 vjec.

Azimi, 63 vjec tani duket se ka dalë nga sëmundja pas muajsh terapi thotë djali i tij Ali Azimi, 23 vjec.

“kemi pasur shumë mbështetje, skemi qenë vetëm” thotë Ali Lazimi.

“Nëse fillon jetë të re do të jetë e vështirë 3-4 muajt e para, por mund të punosh fort, dhe të kursesh para” thotë ai.

Disa nga refugjatët afganë në Shqipëri thonë se janë hezitues për të shkuar në St Louis për shkak të reporteve për ngjarje kriminale.

“eshtë e nevojshme tua shpegojmë por edhe qytete të tjera nuk është se janë të lira nga ngjarjet kriminale. Por ne jemi të vendosur që ti ndihmojmë për të marrë shtëpitë e të ndihen të rehatuar. Të gjejnë punë e të ndërtojnë një jetë të re” thotë Schlichter.

Më shumë