Hapësire reklamuese

Aktualitet

Afganët, 3 deri në 4 mijë euro për të arritur Gjermaninë nëpërmjet Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Kontrabandistët po transportojnë refugjatët afganë nëpërmjet Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian për 3 deri në 4 mijë euro.

Mediat greke njoftojnë se të paktën 250 afganë kanë mbetur të bllokuar në Greqi për arsye se Maqedonia nxori urdhrin për të ndaluar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Megjithatë, refugjatët po mundohen të gjejnë rrugë të reja dhe njëra prej tyre është Shqipëria.

Aafganët të kthyer në Athinë, merren me automjete nga trafikantët dhe dërgohen drejt kufirit greko-shqiptar dhe pasi kalojnë nëpërmjet Shqipërisë, arrijnë në Mal të Zi, për të vijuar më pas udhëtimin drejt vendeve të BE-së.

Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se janë përgaitur për çdo fluks të mundshëm refugjatësh që mund të vijë nga jugu i vendit. Sot policia ka ndaluar 12 refugjatë që kishin hyrë nga Kapshtica. Pasi u morën në pyetje ata iu dorëzuan autoriteteve greke. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu