Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Aferat seksuale në këmbim të një vendi pune, Albi Nako: Mund të jenë vetëofruar...

Shkruar nga Newsbomb
Aferat seksuale në këmbim të një vendi pune, Albi Nako: Mund

I nxitur nga deklaratat e bujshme të aktores Egla Ceno, e cila brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3, tha se është ngacmuar seksualisht, Albi Nako ka treguar se dhe ai është hasur në situata të tilla.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Albi tha se gjatë karrierës së tij ka pasur raste kur të tjerët i kanë kërkuar atij favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Albi ka rrëfyer se në situata të tilla, të cilat kanë qenë raste shumë të rralla, nuk është ndjerë aspak mirë.

Unë nuk kam nevojë të ia luaj njerëzve, aq më pak duke spekuluar mbi punën time, sepse ndonjëherë, bazuar edhe në përvojën e së shkuarës, njerëzit edhe mund të jenë vetëofruar. Por mund të ketë qenë në raste shumë të rralla.

Nuk mund të ndjehesh aspak mirë dhe aspak superiorë kur njerëzit të ofrohen në këmbim të diçkaje. Punë është të ofrohen për atë që ti je si njeri dhe si mendje. Kur ti ke një punë, pozicion është e njëjtë sikur të kesh pra dhe të kesh gjëra për t’i ofruar. Nuk mund të ndjehesh aspak mirë”, shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese