Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Afera me dherat, Këlliçi: SPAK ka prova, por nuk shkon në Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Afera me dherat, Këlliçi: SPAK ka prova, por nuk shkon në

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për aferën e tij me kompaninë e ndërtimit “Arlis Ndërtim” të Armand Lilos.

Në një deklaratë për mediet, Këlliçi tha se përmes një sërë komunikimesh të Veliajt, është zbuluar se ai ka favorizuar “miqtë e tij” në biznesin e depozitimit të dherave, ku sipas demokratit, biznesmenë që kanë ndërtuar shtatë kate pa leje në Tiranë nuk penalizon dhe favorizohen duke i lejuar të depozitojnë dherat në landfillin e Sharrës, duke mos paguar asgjë.

Ai shprehet se edhe pas depozitimit të provave në SPAK për Bahskinë e Tiranës, asnjë reagim nuk ka ardhur nga Prokuroria e Posaçme, duke pretenduar se drejtues të strukturës së SPAK kanë konflikt interesi pasi kanë familjarë të tyre të punësuar në Bashkinë e Tiranës.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Përshëndetje,

Ditën e mërkurë, zbuluam përmes një sërë komunikimesh se si Erion Veliaj favorizon miqtë e tij ndërtues në biznesin korruptiv të depozitimit të dherave, ku biznesmenë që kanë ndërtuar 7 kate pa leje në mes të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk penalizohen, por madje favorizohen më tej duke i lejuar të depozitojnë dherat pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.

Njëri prej miqve të kryebashkiakut dhe ndërtuesi që ka ngritur një pallat 7 katësh pa leje, mbi një kullë, theksojmë rast ky unikal në botë, përballë zyrës së Erion Veliajt, quhet Armand Lilo, pronar i kompanisë Arlis Ndërtim, i cili ka përfituar trajtim preferencial në mënyrë të përsëritur.

Po përse është Arlis Ndërtim një nga të preferuarit e Erion Velisë?

Le ta ilustrojmë me një rast tjetër konkret:

Më 21.09.2017, Erion Veliaj i jep kësaj kompanie një leje ndërtimi për projektin famoz në rrugën e Kavajës SQUARE 21, pronë mbi të cilën janë të regjistruara disa ndërtesa në pronësi të shtetit.

Për të mbuluar lejen që Veliaj jep për Arlis-Ndërtim mbi godinat shtetërore dhe për të shtuar fitimet e Armand Lilos, disa muaj më vonë, me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, miratohet VKM Nr. 285, datë 21.05.2018, që kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë 13 prona dhe ndërtesat mbi to, për zhvillim ekonomik.

5 muaj më vonë, me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 146, datë 15.11.2018, Bashkia Tiranë dhe Arlis Ndërtim nisin negocimin për ndërtimin e një godine disakatëshe në funksion dhe favor të Bashkisë Tiranë, dhe në këmbim Bashkia do ti jepte kompanisë Arlis Ndërtim trojet e lartpërmendura si dhe do të miratonte prishjen e të gjitha godinave  të kaluara me VKM në pronësi të saj.

Bëhet fjalë për pasurinë truall 6399.78 m2 dhe 5903.39 m2 ndërtesa mbi të, por që më pas, bashkia i deklaron të shembura totalisht.

Bashkia Tiranë do të miratonte dhe shembjen e godinave të administratës së Bashkisë Tiranë, me drejtorinë e taksave dhe Policinë Bashkiake.

Nga ana tjetër, Arlis Ndërtim do të ndërtonte për llogari të Bashkisë Tiranë një godinë 5-katëshe, me sipërfaqe 4400 m2

Historia vijon me disa Vendime të tjera të Këshillit Bashkiak, në kohën kur ishte e gjitha në duart e socialistëve, të cilat shtojnë sipërfaqen e truallit, dhe zvogëlojnë sipërfaqen e godinave mbi të.

Pra Erion Veliaj dhe favoret e tij ndaj kompanisë Arlis Ndërtim e Armand Lilos, janë të shtrira në pazare financiare të pastra, por për këto pazare kryebashkiaku do të duhet të japë sqarime përpara drejtësisë.

Të nderuar qytetarë,

Këto veprime flagrante të Erion Veliajt, në bashkëpunim me Fatmir Xhafën, atëherë Ministër i Brendshëm, kanë favorizuar qartazi subjektin Arlis-Ndërtim për ndërtimet në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranes.

Sërish bëj me dije opinionin publik se i kam dërguar SPAK një pjesë të dokumentacionit për këtë pazar të Erion Veliajt dhe sot përsëri i bëj thirrje publike SPAK të sekuestrojë të gjitha vendimet e këshillit bashkiak Tiranë, vendimet e këshillit të ministrave, kontratat dhe lejet e ndërtimit për këtë subjekt.

Edhe pse deri më sot kam depozituar një sërë kallëzimesh e provash flagrante në SPAK, për Bashkinë e Tiranës ende nuk ka asnjë reagim, edhe pse ka dyshime dhe informacione të besueshme se drejtues të strukturës së SPAK, kanë konflikt interesi të drejtpërdrejtë, pasi kanë familjarë të tyre të punësuar në pozicione kyçe në Bashkinë Tiranë, unë sërish do të bëj detyrën time si opozitar, përfaqësues i PD, në mbrojtje të interesit publik.

Pas kësaj konference për shtyp, të gjitha vendimet dhe provat e lartpërmendura, sërish do ti depozitojmë zyrtarisht në SPAK, drejtuar z. Altin Dumani, si Drejtues i kësaj strukture.

Faleminderit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese