Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Afera inceneratorëve, gazetari: SPAK po heton lidhjet politike, por edhe pagesat

Shkruar nga Newsbomb
Afera inceneratorëve, gazetari: SPAK po heton lidhjet politike, por edhe

Gazetari dhe botuesi i njohur Elvi Fundo ka folur sërish në lidhje me  aferën e inceneratorëve, veçanërisht atë të djegësit të Tiranës.

Ai është shprehur se janë shtuar hetuesit që po merren me dosjen e inceneratorëve. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse SPAK ka marrë në konsideratë akuzat e bëra pak javë më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Fundo tha se është regjistruar intervista dhe se po hetohen jo vetëm lidhjet politike, por edhe pagesat për inceneratorët.

Sipas gazetarit janë 178 milionë Euro që janë harxhuar për inceneratorët deri më tani.

“Kjo do të jetë një thes me miell që do ta shkundin dhe kjo është një çështje që nuk do të mbyllet, është një çështje që duhet të presë një vullnet të dytë politik që të dalin përgjegjësit e vërtetë. Këta kanë marrë të njëjtët njerëz, tre inceneratorë, duhet të ishin grup i strukturuar kriminal. Nuk janë një i tillë. Kemi në Elbasan një incenerator që do 2 milionë Euro të punojë, që është një kazan me naftë, në Fier që nuk ka përfunduar dhe në Tiranë që nuk ekziston

Po hetojnë për lidhjet korruptive të kësaj kompanie dhe mundësive që këta si përfitues kishin lidhje me zyrtarë, shpërdorimin e detyrës, pagesat. Po hetojnë jo vetëm lidhjet politike, por edhe pagesat që të vërtetohet saktësisht se kush ka qenë mbështetja e tyre dhe ku kanë shkuar paratë”, tha ai për “Tv Klan”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed