Hapësire reklamuese

Bota

Afati drejt fundit, CIA nis operacionet e fshehta për evakuimin e amerikanëve nga Afganistani

Shkruar nga Newsbomb
Afati drejt fundit, CIA nis operacionet e fshehta për evakuimin e

CIA ka nisur operacionet klandestine për të shpëtuar amerikanët që kanë mbetur në Afganistan. SHBA është duke punuar për të evakuuar të gjithë personalin nga vendi para afatit të vendosur të Presidentit Biden më 31 gusht.

Mediat e huaja, kanë bërë me dije se CIA gjatë ditëve të fundit ka filluar operacione të fshehta për shpëtuar të gjithë amerikanët, brenda dhe jashtë Kabulit nga vendi.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve amerikanë, thuhet se gjatë këtyre operacioneve ata po përdorin helikopterë ushtarakë amerikanë dhe trupa tokësore, por ato janë ende nën juridiksionin e CIA -s, e cila është e zakonshme për misione të tilla.

Këto operacione vijnë teksa Shtetet e Bashkuara po punojnë për të tërhequr të gjithë qytetarët amerikanë dhe aleatët afganë nga Afganistani, teksa shtrëngimi i talebanëve në vend po forcohet.

Biden më herët caktoi 31 gushtin si afatin e fundit për evakuimin e të gjithë individëve nga vendi.

Nga dita e martë deri të mëkurën, SHBA arriti të shpëtonte afërsisht 19.000 persona nga Kabuli, duke e çuar numrin e përëgjithshëm të njerëzve të evakuuar nga vendi në 82.300.

Sondazh

Poll