Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Aeroporti i Prishtinës i kthehet normalitetit pas kontrollit, Policia: Alarmi për bombë, i rremë

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pas informacioneve për bombë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e rrethanave dhe lidhen me këtë rast.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka thënë Ahmeti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Informatë shtesë Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, shtoi ajo.

Lexo edhe: Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës


Më shumë