Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Rama publikon VIDEON: Do investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit, vlonjatët do jenë krenarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se vlonjatët do të ndihen krenarë për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe Akademinë e Aviacionit që do të ngrihet në qytetin bregdetar.

Përmes një video të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama thotë se “Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rritet eksponencialisht.”

“Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë Akademinë e Aviacionit, që do të prodhojë ekspertët shqiptarë, deri tek pilotët. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rritet eksponencialisht.

Jam i bindur se vlonjatët do të ndihen edhe më krenarë, të huajtë do të ndihen qëysh muajin e parë të mrekulluar nga ky vend, që Zoti ia ka dhënë të gjitha”, thotë ndër të tjera kryeministri në video.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img