Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Aeroporti i Vlorës, Pacolli me lëvdata për Ramën: Një kryeministër që e preferoj, me energji të papara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I pranishëm në ceremoninë për nisjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ishte edhe politikani kosovar dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar garën për ndërtimin e aeroportit.

Pacolli gjatë së tij tha se ishte i lumtur që kishte kompania e tij do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pacolli nuk i ka kursyer edhe lëvdatat për kryeministrin, duke thënë se Rama me energjinë e tij do që ta çojë Shqipërinë përpara.

 “Unë kam krenarë që jem në këtë vend në ditën e madhe të Kombit kur ne festojmë 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kombit tonë. Dita bëhet edhe më madhështore, kur ne punë praktike fillojmë një kantier aq të rëndësishëm. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madh për ekonominë  e vendit dhe është një projekt i posaçëm pasi tregon qartë harmoninë e bashkëpunimit të qeverisë me privatin.

Është një veprim ekonomik i ekonomisë liberale, ku qeveria krijon kushtet dhe bën çmos që të siguroi investitorit ambientin dhe infrastrukturën. Jam i lumtur që jam aktori kryesoj i kësaj vepre dhe ndodhen qytetin që e kam shumë për zemër. Kohët e fundit nuk kam munguar që të jem këtu në Vlorë dhe sot jemi me një gjë madhështore. I lumtur që jam para kryeministrit që e preferoj një kryeminstër me energji të papara, me dashuri dhe dëshirë të madh për të çuar përpara vendin.

Kryeministër ja keni dalë në këtë punë, jeni duke punuar për qytetarët tonë, për popullin tonë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”tha Pacolli ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img