Ushtria e Birmanisë tha se ka gjetur rrënojat e aeroplanit të zhdukur ditën e djeshmenë Detin Andaman, me 122 njerëz në bord.
Ushtria, përmes një postimi në Facebook, tha se ka gjetur edhe disa trupa.
Aeroplani ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë, ndërsa ka qenë duke fluturuar nga qyteti Mieik për në Jangon. Po ashtu, mësohet se më shumë se gjysma e udhëtarëve kanë qenë nga familjet ushtarake dhe se në mes tyre pasagjerë kanë qenë edhe 15 fëmijë.