Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Aerodromi i Kuçovës rrethohet nga forcat e NATO-s, banorët në protestë për shpronësimet: Do shkojmë para Ambasadës së SHBA

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

213 familje të fshatit Moravë janë mbledhur në një protestë të dytë pranë aerodromit ushtarak të Kuçovës. Me pankarta në duar, banorët kanë protestuar sepse nuk janë dakord me çmimin e përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për shpronësimin e tokave, bizneseve apo shtëpive të tyre.

Banorët deklarojnë se ia kanë rinisur sërish dokumentin me firmat e të gjitha familjeve që preken nga ky shpronësim për rishikimin e çmimit, ndërsa kanë marrë të njëjtën përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se tokat e tyre do të shpronësohen në vlerën e 230 mijë lekë për dynym, çmim që sipas tyre është qesharak.

Banorët e Moravës kanë deklaruar se tokat e tyre do t’i lëshojnë vetëm në rast se shpronësimet do të kryhen sipas çmimeve të tregut.

“Është vendosur një çmim qesharak. Qeveria po tallet me ne, pronat tona siç janë shtëpitë që kemi ndërtuar me mund e me djersë me emigrim, kemi një jetë të tërë. Pronat tona kushtojnë 20-fishi i asaj që duan të na shpronësojnë”, shprehet një prej banorëve.

Ata shprehen se do të vijojnë protestat tashmë në Tiranë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambasadës Amerikane. Për afro një orë, banorët e Moravës kanë protestuar, por këtë herë nuk u lejuan në zonën pranë fushës aviacionit, e cila ishte e rrethuar me policë dhe forcat e NATO-s.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img