Hapësire reklamuese

Politikë

“Adriatik Llalla u kërcënua nga i njëjti grup që kërcënoi Lulzim Bashën”

Shkruar nga Newsbomb

Kryeprokurori Adriatik Llalla është kërcënuar nga i njëjti grup që ka kërcënuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Kjo është deklarata e bërë nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në tv Klan.

“I njëjti grup që ka kërcënuar prokurorin ka kërcënuar edhe shefin e opozitës. I njëjti grup është, ai qarkullon”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, Policia e Shtetit nuk është informuar për kërcënimin ndaj Llallës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.