Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Adriatik Llalla sulmon Alfred Pezën: Shpifës ordiner që është marrë me familjen time, ju tregoj si u shfry dosja e tij për pasurinë 1 milion dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka sulmuar mbrëmjen e sotme Sekretarin për marrëdhëniet me Mediat dhe Shoqërinë Civile të Partisë Socialiste, Alfred Pezën.

Ai tha se Peza është një mashtrues ordiner që është marrë me familjen e tij duke shpifur dhe aluduar histori nga më të paimagjinueshmet.

“Emrin e tij nuk dua të përmend e as të dëgjoj. Bëhet fjalë për një shpifës ordiner i cili gjatë gjithë këtyre viteve është marrë personalisht me mua dhe familjen time, duke shpifur, aluduar histori nga më të paimagjinueshmet. Në rastin konkret pasuria ime nuk është çmimi. Nuk është problem që të kisha pasuri në ato vlera. Por pasuria nuk është ajo në ato vlera. Ai është çmimi që pasuritë janë rivlerësuar’, tha Llalla.

Ai tregoi edhe për hetimin që filloi për pasurinë 1 milionë dollarë të Alfred Pezës, por dosja e ish-deputetit të PS-së u shfry gjatë rrugës.

Hetimi ndaj Pezës ka nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, hetim të cilin e filloi Prokuroria e Përgjithshme, duke kryer procedurat hetimore. Më pas atij iu hoq imuniteti si deputet, dha dorëheqjen dhe u largua si deputet. Pas largimit tim nga prokuroria, në mënyrë jo ligjore në bindjen time, materialet i kaluan prokurorisë së krimeve të rënda dhe më pas dosja kaloi në Gjykatën e Tiranës. Veprime në tërësi në shkelje të ligjit, pasi ky ishte një ish-deputet dhe duhej hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e më pas nga SPAK apo Krimet e rënda. Në gjykatën e Tiranës mori pafajësi, nuk u ankimua. Një çështje që ka kaluar në heshtje, mund të jetë hera e parë që sot përmendet rasti i ish-deputetit. Si për koincidencë të faktit, ndodh që ky deputet me pronat që iu sekuestruan gjatë gjykimit, çështja u ankimua në Gjykatën e Lartë, ku i njëjti gjyqtar që gjykoi rastin e tij, gjykoi dhe rastin tim. Hoqi sekuestron ndaj pronave të tij dhe në të njëjtat rrethana në rastin tim nuk u mor në konsideratë dhe vazhdojnë të jenë të sekuestruara tashmë.

Është i njëjti gjyqtar?

I njëjti gjyqtar, tashmë i larguar nga sistemi i drejtësisë, Edmond Islamaj ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img