Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Adriatik Llalla kërkoi pezullimin e vendimit me dy vite burg, ky është vendimi që mori sot GJKKO

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar shkallën e parë, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës për ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg.

Vendimin për ta lënë në burg e ka dhënë gjyqtarja e Apelit, Nertina Kosova.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg.

Llalla nga arratia nëpërmjet avokatit kërkoi pezullim ekzekutimi të vendimit që e dënon me dy vite burg, duke kërkuar që mos të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Por GJKKO ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, kështu Llalla do të arrestohet dhe do të vihet pas hekurave.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img