Hapësire reklamuese

Aktualitet

Adriatik Llalla emëron 4 prokurorë, emrat dhe rrethet ku do komandohen

Shkruar nga Newsbomb

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka emëruar 4 prokurorë në katër rrethe të vendit. Vendimi i Llallës vjen pas dorëheqjes brenda një dite të drejtuesve të Prokurorive në Dibër, Lezhë, Tropojë dhe Përmet katër ditë më parë.

Në krye të Prokurorisë së Tropojës është emëruar Artur Ismailukaj, në Dibër Urim Buci, Besim Hajdarmataj në Lezhë dhe Arjan Muça në Përmet.

Këta drejtues do të zëvendësojnë prokurorët e dorëhequr. Prokurorja Silvana Pani është larguar nga Prokuroria e Dibrës, Përparim Vukaj është larguar nga Prokuroria e Lezhës, Esmeralda Cami është larguar nga Prokuroria e Përmetit dhe Artan Shtrungaza nga Prokuroria e Tropojës. Dorëheqjet e katër prokurorëve janë bërë brenda një dite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu