Hapësire reklamuese

Aktualitet

Adriatik Lapaj shfaqet krah nënës 89 vjeçare, gjykata pezullon punimet për HEC-in në Mirditë

Shkruar nga Newsbomb
Adriatik Lapaj shfaqet krah nënës 89 vjeçare, gjykata pezullon

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj është ka qenë këtë të enjte në Fan të Mirditës, krah banorëve të disa fshatrave të zonës. Ata kanë protestuar për muaj me radhë kundër ndërtimit të një HEC-i që rrezikon t'i lërë pa ujë.

"Sot isha në Thirrë të Njësisë Administrative Fan, në Mirditë, me banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë, me në krye nënën 89-vjeçare Ruta Bajraktari, luftëtarët 87-vjeçarë, Preng Gjikolaj e Llesh Çupi, dhe miqtë e mirë Ndue Prenga e Besnik Paci", shkruan Lapaj.

Avokati thotë se dy vite më parë ata kanë kërkuar që t'i përfaqësonte në gjyq dhe sot, pas dy viteve përmbarimi shtetëror ka bllokuar punimet për HEC-in dhe fabrikën e ujit.

"Dy vite më parë ata më kërkuan t'i përfaqësoja si avokat në betejën e tyre për ujin e jetës. Sot, pas dy viteve, përmbarimi shtetëror bllokoi punimet në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për sigurimin e padisë dhe pezullimin e punimeve. Sot ishte një ditë e bukur për këdo që lufton për të drejtën", përmbyll Adriatik Lapaj.

166 banorë të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe në Mirditë kanë fituar betejën kundër ndërtimit të HEC-eve dhe një fabrike uji në zonën e tyre. Gjykata Administrative e Apelit vendosi bllokimin e përkohshëm të punimeve të shoqërisë “Sang1”.

Vendimi i gjykatës u përshëndet nga banoret dhe përfaqësuesit ligjor të cilët thonë se hidrocentrali merr të vetmin burim ujor që përdorin për vaditjen e tokave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese